Fotot e rralla nga Gjyqi Special, kur Koçi Xoxe jepte mandatën për të dënuarit me vdekje

0
677
blank

Tiranë, 1 Mars 1945. Salla e kinema “Kosovës” ku u zhvillua Gjyqi Special per te akuzuarit si Kriminelë Lufte. Në podium Koçi Xoxe lexon vendimin e këtij gjyqi per 60 të dënuar. Në këtë gjyq u gjykuan 60 persona të akuzuar si "bashkëpunëtorë të pushtuesve italianë dhe gjermanë", prej të cilëve 17 u dënuan me vdekje, 41 me burgime të ndryshme nga 2-102 vjet dhe vetëm dy prej të pandehurve u shpallën të pafajshëm. Është ndër gjyqet e para që pushkatoi dhe dënoi me shumë vite burgim personalitete që dyshohej se ishin kundër sistemit komunist. Procesi, i njohur si Gjyqi Special i Tiranës, gjykoi në 31 seanca, nga 1 mars deri në 13 prill 1945, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës: u dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme. Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kolonel Hysni Kapo, nënkolonel Beqir Balluku, kapiten i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska.

(Gjyqi special, pamje nga salla)

Të pushkatuar:

Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

Bahri Omari (ballist, ish-ministër)

Beqir Valteri (deputet, antizogist)

Daut Çarçani (prefekt)

Dik Cami (zogist, ushtarak)

Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

Gustav Mirdash (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

Kolë Tromara (ballist, ish-ministër)

Kostandin Kote (ushtarak, ish-ministër)

Reshit Merlika (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)

Shyqyri Borshi (ushtarak)

Tahsim Bishqemi (ushtarak)

Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

 

Me burgim

Abdurrahman Telqiu

Abedin Xhiku (ushtarak)

Akile Tasi (nëpunës, ish-ministër)

Anton Kosmaçi (nëpunës, ish-ministër)

Bajram Pustina (ushtarak)

Bilal Nivica (ushtarak)

Dedë Jakova (qark-komandant i Tiranës)

Emin Toro (ish-ministër)

Et'hem Cara (ekonomist, ish-ministër)

Fiqri Llagami (gazetar, përkthyes i "Mein Kampf")

Gjergj Bubani (gazetar)

Ibrahim Biçakçiu (sipërmarrës, ish-kryeministër)

Ihsan Libohova (nëpunës)

Ismet Kryeziu (nëpunës, ish-ministër)

Jakov Milaj (veteriner, ish-ministër)

Koço Tasi (ish-ministër)

Kostaq Kotta (ish-kryetar i Kuvendit, ish-kryeministër)

Lazër Radi (jurist, gazetar)

Luigj Filaj (pianist, përkthyes)

Mahmut Golemi (kryetar i xhandarmërisë)

Manush Peshkëpia (ballist, ithtar i Mit'hat Frashërit)

Mihal Sherko (arsimtar, ish-ministër)

Mihal Zallari (ish-kryetar i Kuvendit)

Ndoc Naraçi (ish-ministër)

Nedin Kokona (avokat)

Qemal Vrioni (politikan, ish-ministër)

Rifat Begolli (ish-ministër)

Rifat Tartari

Rrok Gera (diplomat, ish-ministër)

Rrok Kolaj (ish-ministër)

Sami Koka (prefekt)

Sami Visoka

Shuk Gurakuqi (financier, ish-ministër)

Sokrat Dodbiba (nëpunës, ish-ministër)

Sylejman Vuçitërna (nëpunës, ish-ministër, ushtarak)

Tefik Mborja (diplomat, ish-ministër)

Vangjel Goxhomani (anëtar i Këshillit të Shtetit)

Xhavit Leskoviku

Xhevat Kortsha (arsimtar, ish-ministër)

Zef Benusi (ish-ministër)

Zef Shiroka (ish-ministër)

Zenel Prodani (nëpunës karriere)

Zija Bejleri (ballist)

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here