Grupi i tretë/ 50 profile, me të dhëna të reja arkivore nga dokumentet e vitit 1951

0
248
blank

Vijojmë hedhjen e të dhënave të reja arkivore për profilet e viktimave të komunizmit, duke e pasuruar arkivën e en.kujto.al për 50 të dënuar të tjerë politik, nga dokumentet e 24 nëntorit 1951

Referuar shkresës zyrtare të 24 nëntorit 1951, ku Mehmet Shehu kishte propozuar dy lista me të dënuar, njera politik dhe tjetra ordiner, për amnisti me rastin e përvjetorit të Çlirimit,  Kujto .al- Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit, sjell sot  të dhëna të reja arkivore për 50  të dënuar të tjerë nga lista me 480 të dënuar politikë. Të dhënat e reja konsistojnë mbi mbi datëlindjen, vendbanimin, datën e arrestimit, akuzat e regjimit për ta, etj, duke na ndihmuar të krijojmë profilet për ta me të dhënat bazike.

Të gjithë këto të dhëna do të hidhen paralelisht në databazën e arkivës tonë, duke e pasuruar atë me dhëna autentike arkivore.

Më poshtë sjellim të dhënat për grupin e tretë, me 50 të dënuar të tjerë të kësaj liste.

Riza Hysen Cani

Datëlindja: 1912

Vendbanimi: Valas, Elbasan

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 2 dhjetor 1949

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka bashkëpunuar me një bandë të arratisurish duke i ndihmuar

 

Muharem Mehmet Abduli

Datëlindja: 1923

Vendbanimi: Drenovicë, Berat

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 5 prill 1949

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka dezertuar nga radhët e ushtrisë

 

Shpend Frok Rexha

Datëlindja: 1920

Vendbanimi: Bucem, Pukë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 5 prill 1949

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: së bashku me të tjerë kishte marrë vendim për arratisje në Jugosllavi

 

Metush Mersin Hoxha

Datëlindja: 1921

Vendbanimi: Tujë, Gramsh

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 1 shtator 1947

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: 5 vite

Akuza: ka dezertuar nga ushtria dhe arratiset me të tjerë

 

Estref Shyqyri Kërçiku

Datëlindja: 1931

Vendbanimi: Tiranë

Shtresa: qytetare e pasur

Data e arrestimit: 14 tetor 1949

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka propaganduar në të rinjtë studentë për rrëzimin e pushtetit

 

Nesir Refik Mezini

Datëlindja: 1925

Vendbanimi: Gjirokastër, Fier

Shtresa: qytetare e mesme

Data e arrestimit: 10 tetor 1949

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: së bashku me të tjerë kishin për qëllim dezertimin nga ushtria

 

Isuf Ahmet Hodaj

Datëlindja: 1922

Vendbanimi: Bushat, Shkodër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 28 nëntor 1948

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka marrë pjesë në një grup të organizuar nga spiunazhi jugosllav

 

Qazim Osman Babçori

Datëlindja: 1925

Vendbanimi: Kalimash, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 29 mars 1950

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: së bashku me të tjerë ka tentuar të arratiset në Jugosllavi

 

Zane Hysen Çeçllari

Datëlindja: 1923

Vendbanimi: Gjergjevicë, Korçë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 28 qershor 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka qenë me Ballin, ka marrë pjesë në djegie e tortura

 

Asllan Ymer Ceno

Datëlindja: 1924

Vendbanimi: Bicaj, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 5 korrik 1946

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka marrë pjesë në një grup kundërshtar të pushtetit

 

Dervish Rustem Dibra

Datëlindja: 1882

Vendbanimi: Kavajë, Durrës

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 20 korrik 1947

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka marrë pjesë në një orgaanizatë tradhtare kundër pushtetit

 

Shyqyri Ali Duhanxhiu

Datëlindja: 1917

Vendbanimi: Elbasan

Shtresa: qytetare e mesme

Data e arrestimit: 1 janar 1950

Dënuar: 7 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka tentuar të dezertonte nga ushtria për arratisje në Jugosllavi

 

Shefki Selman Lame

Datëlindja: 1924

Vendbanimi: Kalis, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 28 nëntor 1948

Dënuar: 4 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: së bashku me të tjerë ka formuar një grup antipushtet

 

Asllan Osman Topalli

Datëlindja: 1921

Vendbanimi: Tapizë, Krujë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 13 qershor 1946

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka dezertuar nga rreshtat e Ushtrisë NÇL

 

Shyqyri Jahja Leçini

Datëlindja: 1911

Vendbanimi: Luz, Kavajë

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 11 prill 1947

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: kaa strehuar dhe furnizuar të arratisurit

 

Fadil Qamil Domi

Datëlindja: 1909

Vendbanimi: Xhafzotaj, Shijak

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 7 maj 1947

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka qenë anëtar i organizatës nacionaliste

 

Lutfi Lisan Skura

Datëlindja: 1933

Vendbanimi: Kurbeg, Peshkopi

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 30 tetor 1949

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka ndihmuar për arratisjen e një personi në Jugosllavi

 

BURRELI:

Bexhet Rexhep Xhaferi

Datëlindja: 1926

Vendbanimi: Peronali, Berat

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: dhjetor 1944

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 15 vite

Akuza: ka qenë ballist dhe ka luftuar kundër Lëvizjes NÇL

 

Rrok Kondi Marashi

Datëlindja: 1921

Vendbanimi: Shkrel, Shkodër

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 18 mars 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 10 vite

Akuza: ka qenë armik i popullit

 

Vehip Seit Peçi

Datëlindja: 1906

Vendbanimi: Gjat, Gjirokastër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 11 janar 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 10 vite

Akuza: ka qenë ballist dhe ka luftuar kundër Lëvizjes NÇl

 

Jani Mihal Dhima

Datëlindja: 1918

Vendbanimi: Lugal, Gjirokastër

Shtresa:

Data e arrestimit: 14 dhjetor 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: është vënë në shërbim të spiunazhit grek

 

Hiqmet Jonus Gjolitaj

Datëlindja: 1926

Vendbanimi: Gjirokastër

Shtresa: qytetare e varfër

Data e arrestimit: 27 prill 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 10 vite

Akuza: ka dekonspiruar mbi organizimin e ushtrisë

 

Panajot Miçi Llagou

Datëlindja: 1926

Vendbanimi: Karoq, Konispol

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 13 gusht 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka pasur lidhje me kriminelët e arratisur në Greqi

 

Besim Bejo Muçi

Datëlindja: 1925

Vendbanimi: Kalas, Delvinë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: mars 1946

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: 8 vite

Akuza: ka qenë ballist

 

Rakip Veshi Mullaj

Datëlindja: 1908

Vendbanimi: Picar, Gjirokastër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: qershor 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka qenë ballist

 

Saliko Ali Baraka

Datëlindja: 1923

Vendbanimi: Çamëri, Sarandë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 27 mars 1947

Dënuar: 15 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka qenë ballist me Demir Çamin

 

Gjon Pjetër Voci

Datëlindja: 1915

Vendbanimi: Kashnjet, Rrëshen

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 27 mars 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 8 vite

Akuza: ka qenë kriminel lufte

 

Shefqet Mustafa Xhelilaj

Datëlindja: 1924

Vendbanimi: Turan, Tepelenë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 24 tetor 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 8 vite

Akuza: ka qenë ballist dhe ka luftuar kundër partizanëve

 

Nikoll Dod Prenga

Datëlindja: 1917

Vendbanimi: Koplik, Shkodër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 8 mars 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka luftuar kundër partizanëve

 

Mirash Nikoll Niko

Datëlindja: 1902

Vendbanimi: Temal, Shkodër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 2 gusht 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka qenë kriminel lufte

 

Didin Ali Saliu

Datëlindja: 1923

Vendbanimi: Pogon, Gjirokastër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 9 prill 1945

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 7 vite

Akuza: ka dezertuar nga radhët e ushtrisë

 

Rexhep Çerçiz Cedaj

Datëlindja: 1922

Vendbanimi: Starje, Kolonjë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 18 maj 1946

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 10 vite

Akuza: ka marrë pjesë në një grup ushtarësh për arratisje

 

Ceno Mustafa Dervishi

Datëlindja: 1922

Vendbanimi: Delvinë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 15 tetor 1944

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 10 vite

Akuza: ka dezertuar nga radhët partizane

 

Haxhi Hamit Veseli

Datëlindja: 1923

Vendbanimi: Kalas, Delvinë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 7 korrik 1947

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 5 vite

Akuza: ka lejuar Mici Aksarhotin të shkojë në Greqi

 

Hetem Shamet Zejasti

Datëlindja: 1915

Vendbanimi: Delvinë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 14 tetor 1944

Dënuar: 20 vite

Zbritje dënimi: 15 vite

Akuza: ka qenë kapter xhandarmërie

 

Kaso Ismail Kasaj

Datëlindja: 1916

Vendbanimi: Dhëmblan, Gjirokastër

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 29 nëntor 1946

Dënuar: me jetë

Zbritje dënimi: 15 vite

Akuza: ka dezertuar nga Ushtria NÇL

 

Koço Mitro Todhe

Datëlindja: 1886

Vendbanimi: Limosë, Përmet

Shtresa:

Data e arrestimit: 24 gusht 1947

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: 5 vite

Akuza: ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të Këlcyrës

 

Pal Gjok Tosku

Datëlindja: 1934

Vendbanimi: Bazë, Burrel

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 10 shkurt 1950

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka strehuar kriminelë të arratisur

 

Urani Jani Shellira

Datëlindja: 1887

Vendbanimi: Sopik, Sarandë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 7 maj 1949

Dënuar: 15 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka qenë armik populli

 

Shega Muhamet Këlcyra

Datëlindja: 1026

Vendbanimi: Këlcyrë, Përmet

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 29 shtator 1947

Dënuar: 8 vite

Zbritje dënimi: 6 vite

Akuza: ka qenë sekretare terroriste e organizatës së Këlcyrës

 

Todhe Mitro Todhe

Datëlindja: 1883

Vendbanimi: Sinor, Përmet

Shtresa: fshatare e pasur

Data e arrestimit: 2 gusht 1947

Dënuar: 10 vite

Zbritje dënimi: 5 vite

Akuza: ka qenë pjesëtar i grupit reaksionar të Këlcyrës

 

SHKODRA:

Mark Pren Alija

Datëlindja: 1879

Vendbanimi: Dardhë, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 28 qershor 1949

Dënuar: 7 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: së bashku me djalin e tij ka tentuar të arratiset në Jugosllavi

 

 

Stak Pjetër Pemati

Datëlindja: 1893

Vendbanimi: Iballë, Pukë

Shtresa: fshatare e mesme

Data e arrestimit: 3 shtator 1948

Dënuar: 8 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka mbledhur armë duke armatosur popullin dhe ka luftuar partizanët

 

Bajram Ahmet Neza

Datëlindja: 1885

Vendbanimi: Ujmisht, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 6 dhjetor 1949

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka strehuar dhe ndihmuar kriminelët e arratisur

 

Xhemshit Shaqir Duraku

Datëlindja: 1915

Vendbanimi: Morinë, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 6 tetor 1948

Dënuar: 4 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka dashur të arratiset në Jugosllavi

 

Isuf Hasan  Hoxha

Datëlindja: 1924

Vendbanimi: Shkodër

Shtresa: qytetare e varfër

Data e arrestimit: 9 tetor 1946

Dënuar: 7 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka pasur dijeni për përgatitjen e 9 shtatorit

 

Zef Preng  Ndoja

Datëlindja: 1912

Vendbanimi: Koçinar, Mirditë

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 20 maj 1949

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka strehuar dhe furnizuar kriminelë të arratisur

 

Tahir Rustem Bora

Datëlindja: 1917

Vendbanimi: Krumë, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 12 maj 1950

Dënuar: 4 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka ndihmuar bandat e arratisura të UDB-së jugosllave

 

Selman Hasan Gjata

Datëlindja: 1915

Vendbanimi: Shtiqën, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 16 shtator 1950

Dënuar: 3 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka ndihmuar dhe strehuar kriminelët e ardhur nga Jugosllavia

 

Hamit Isuf Shehu

Datëlindja: 1919

Vendbanimi: Shtiqën, Kukës

Shtresa: fshatare e varfër

Data e arrestimit: 4 gusht 1949

Dënuar: 5 vite

Zbritje dënimi: nuk ka

Akuza: ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e arratisur

 

In case you are aware of crimes, victims or events related to the communist period in Albania, click here to publish it in our archive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here